Rriten masat e sigurise kercenohet Edi Rama. SMS-te vijne nga jashte

TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama njeheresh lider i Opozites se Bashkuar eshte kercenuar me jete. Megjithese selia roze ka kerkuar qe te kaloje gjithcka ne heshtje duke mos i bere te ditura keto informacione prania e shumte e truprojave dhe shtrimi i masave te sigurise ka ngacmuar dje vemendjen e qytetareve dhe te medias. Ndryshe nga heret e tjera kur ishim mesuar qe liderin e opozites ta shikonim me nje truproje i cili gjate gjithe kohes qendronte ne distance nga kryesocialisti dje numri i tyre ishte shtuar dukshem. Pergjate gjithe kohes nga dalja deri ne shoqerimin e kryesocialistit ne seline e Partise Socialiste se paku 6 truproja ishin perreth tij. Nga informacionet e para te marra nga selia roze behet fjale per nje shtim te mases se sigurise per shkak te rritjes se kercenimeve ndaj liderit te opozites. Nje informacion i tille eshte perhapur edhe dje pak perpara fillimit te protestes-homazh. Gazetare te huaj kane pohuar se jane ne dijeni te nje informacioni te tille dhe kjo eshte arsyeja perse ne Tirane kishte ardhur nje numer kaq i madh grupesh xhirimi.
Burime nga selia roze bejne te ditur per gazeten Shekulli se mesazhet kercenuese ndaj liderit te Opozites se Bashkuar kane ardhur prej disa ditesh. Ne forma te ndryshme permes e-maileve apo mesazheve kryesocialisti eshte vene nen shenjestren e kercenimeve me jete. Kryesisht ne mesazhe kercenuese thuhej se Rama duhet te bente kujdes gjate protestes- homazh pasi mund te vritej. Per kete arsye ne seline e Partise Socialiste jane rritur dhe masat. Ndonese kohe me pare ne ambientet e partise me te madhe te opozites nuk kishte njerez te posacem per te parandaluar ndonje keqberje ndaj kryesocialistit tanime persona te tille jane te pranishem ne ambientet ne hyrje te godines.
Te njejtat burime saktesojne se zyrtare te larte te Partise Socialiste jane vene ne dijeni nga kryesocialisti per kercenimet qe kane ardhur ne adrese te tij. Mesohet se mesazhet telefonike vijne nga numra operatoresh telefonik jashte Shqiperise. Ndersa prejardhja e e-maileve kercenues nuk dihet ende prejardhje e tyre. Kryetari i Partise Socialiste ne biseden qe ka zhvilluar me disa deputete ka shprehur shqetesimin e tij per situaten e krijuar por ka theksuar se pavaresisht ketyre kercenimeve socialistet do te ndjekin deri ne fund rrugen e tyre politike.
Mbi keto kercenime kryesocialisti ka preferuar qe tia lere ne dore organeve te drejtesise nxjerrjen e pergjegjesve per. Disa mesazhe prekin edhe familjen e tij. Ne permbajtje te kercenimeve perfshihet edhe femija. Nga selia roze nuk ka nje deklarate zyrtare mbi keto kercenime. Ne ditet ne vijim pritet qe organet e drejtesise te marrin ne dorezim ceshtje dhe te merren me zbulimin e prejardhjes se kercenimeve. Pavaresisht te dhenave te ardhura lideri i Opozites se Bashkuar nuk do te anuloje asnje prej aktiviteti te tij nje zgjedhje personale e kryesocialistit.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i drejtoi dje nje apel Bashkimit Europian dhe SHBA-ve
Pak minuta pas demonstrates homazh kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se kjo eshte Shqiperia e njerezve te zakonshem qe nuk lejohen te marrin fryme lirisht nen nje regjim fashist te kalbur nga korrupsioni i cili mbrohet me pushket e Gardes Republikane. Ne nje dalje per mediat kryesocialisti theksoi se kjo eshte Shqiperia e tre burrave te papune baballareve te gjashte femijeve te mbetur jetime njerez te zakonshem te ketij vendi qe u vrane me arme zjarri ne nje demonstrate te provokuar qellimisht nga regjimi per te justifikuar vendosjen e sistemit te dhunes e te frikes me alibine e nje puci inekzistent. Ne emer te kesaj Shqiperie une i kerkoj botes demokratike te rishohe raportet e veta me kete regjim te cilin ne nuk do ta tolerojme ne perpjekjet e dhunshme per te rikthyer ne kete vend pushtetin e frikes cilido qofte cmimi i rezistences sone paqesore sepse kurre nuk mund te pranojme renien perseri ne naten e erret e partise shtet e te shtetit parti apeloi Rama.
Ne emer te kesaj Shqiperie kryesocialisti iu kerkoi SHBA-ve dhe BE qe te mos tolerojne me tej ne kete vend gjera qe nuk i tolerojne ne vendet e tyre te mos zgjedhin stabilitetin pa shtet ligjor ne vend te demokracise funksionale. Ai falenderoi lajmesit e botes se lire per pranine e pacmueshme ne kete moment kaq dramatik per vendin tone dhe iu lut atyre qe ta ndihmojne popullin duke deshmuar te verteten kumbuese te homazheve te sotme. Sipas tij sikur kjo te ishte nje lufte per pushtet apo tragjedia qe ka sjelle mediat e huaja ketu te ishte nje perplasje mes dy forcash te dhunshme sot sdo kishte 200 mije qytetare ne nderim te viktimave.
Ashtu sikunder sdo kishte kurre homazhe te tilla gjigante ne nje vend ku demokracia funksionon sepse keto homazhe populli mund ti beje vetem kur ka dicka te madhe per te thene njezeri aty ku zeri i secilit mbytet nga dhuna e perditshme e pushtetit te korrupsionit e te frikes nga terrori nga mafia nga liri e te drejta te kercenuara deklaroi Rama. Sipas tij 200 mije qytetare ne homazhet e sotme jane Shqiperia qe smund ti nenshtrohet statuskuose se shtetit te kapur te korrupsionit galopant te logjikes se te dyja palet jane njesoj fajtore per gjithcka deri edhe kur vriten me pushket e Gardes Republikane nga qeveria shqiptare te pafajshem. Per kryesocialistin ajo qe u pa dje eshte Shqiperia qe smund ta pranoje kurre rikthimin ne regjimin e frikes ashtu sic nuk mund te pranonte assesi simetrine e pakuptimte ne te cilen u vendosen ne emer te stabilitetit a te qetesimit te gjakrave edhe manifestimi i homazheve per ata qe u vrane edhe manifestimi i fitores te atyre qe vrane.
Per raportet
Ajo qe do doja te thosha apo qe i kerkoj botes demokratike SHBA-ve dhe komunitetit evropian e para eshte qe te mos pranoj si gjera normale te nje procesi te vazhdueshem demokracie ato gjera qe ne vendin e tyre nuk do ti kishin pranuar kurrsesi. Mesazhi i percjelle nga njerezit sot ishte mbledhja e nje populli per te folur ne nje ze.
Per policine
Ne mendojme qe ministri i Brendshem i ka plotesuar te gjitha kushtet per tu dorezuar perpara drejtesise dhe nuk ka nevoje per te tjera arsye. Letra e policise se shtetit per mos garantimin e tubimit eshte nje arsye qe ai te mos jete me asnje minute minister i brendshem i qeverise se Shqiperise.
Per demonstraten
Pikerisht demonstrata e cila kishte edhe nje zemerim edhe me te madh sesa demonstrata e shkuar ishte jo vetem paqesore por edhe shembullore per imazhin e Shqiperise ne syte e botes sepse nuk u provokua sic u provokua pabesisht dhe barbarisht demonstrata e 21 janarit.
Per provokimet
Gjithe pershkallezimi nga ana e te ashtuquajturit kryeminister i hapave per te vene nen kontrollin e dhunes dhe te frikes edhe institucionet e Presidentit dhe te Prokurorise se Pergjithshme duke u bazuar tek dhuna e 21 janarit tregoi shume qarte se kush e ka dashur kush e ka provokuar dhe kush ka arritur ta shpertheje dhunen e 21 janarit Sali Berisha.
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka ftuar edhe njehere te gjitha shqiptaret ne protesten homazh te dites se neserme duke apeluar per te mos harruar per asnje cast te vetem qe neser eshte dita e atyre tre burrave te varfer e te ndershem qe nuk jane me mes nesh. Sipas tij neser eshte koha per te nderuar kujtimin e tyre ne traditen me te mire shqiptare ne syte e mbare botes
Lulet e kujtimit dhe nderimit do te jene neser si nje lutje per nje Shqiperi me te mire tha lideri socialist.
Deshiroj gjithashtu ti ftoj te gjithe ata qe do te jene neser ne kete demonstrate-homazh te distancohen menjehere nga cdo provokim dhe njekohesisht te mos provokohen nga asgje jashte rruges se kortezhit homazh- tha Rama
Duam te cojme perpara nje proteste qe synon nje Shqiperi me te mire vazhdoi me tej Rama per nje bashkejetese demokratike nje jete ku njerezit i ndajne pikepamjet por jo rruget e realizimit te endrrave dhe shpresave te tyre.
Kryesocialisti shprehu keqardhjen per qendrimin e policise se shtetit e cila me heret u shpreh se nuk do te garantoje mbarevajtjen e zhvillimit te protestes se neserme.
Vete kreu i Partise Socialiste tha se do te jete neser ne krye te protestes bashke me familjaret e viktimave dhe te gjithe shqiptaret.
Kreu socialist Edi Rama menjehere pas takimit me Presidentin e Republikes Bamir Topi nepermjet nje deklarate per shtyp ftoi qytetaret ne demonstraten e 28 janarit te cilen e quajti demonstrata per Shqiperine europiane dhe per nderin e atyre qe humben jeten me 21 janar.
Demonstrata homazh e 28 janarit vazhdoi me tej Rama do tregoje paqesisht para gjithe botes paperkuelshmerine tone ndaj pushtetit.
Vrasesit mbrohen nga policia e shtetit policia i pergjigjet urdhrave te pushtetit vendi nuk eshte me ne demokraci europa nuk mund ta pranoje kete. shte e papranueshme retorika fashiste ndaj Prokurorise se Pergjithshme dhe SHISH-it te cilet ende nuk ka mundur ti fuse nen sqetull- tha kryesocialisti Rama
28 janari sipas kryesocialistit do te jete apeli i fuqishem i nje populli qe kerkon rikthimin e ligjit ne vend.
Nderkaq Rama nuk beri asnje koment ne lidhje me takimin e tij me Presidentin e Republikes Bamir Topi.