E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbi në pyjet e Llogarasë, policia gjen turistin anglez

VLORë - Një turist anglez i zhdukur gjatë një shëtitje në Parkun Kombëtar të Llogorasë, u gjet pas 24 orësh të mërkurën në mbrëmje, njoftoi sot policia lokale.
Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Ylli Metko, tha se, "Norman Right, 80 vjeç, së bashku me katër bashkatdhetarë të tij turistë, që pushonin në Llogora, po shëtisnin të martën në pyjet e këtij parku, kur, ai u shkëput nga të tjerët duke humbur në mjedisin e gjelbëruar".
Metko sqaroi se "të shqetësuar për moskthimin e bashkatdhetarit të tyre të moshuar, turistët nga Anglia u vunë në kërkim të tij, ndërsa Policia pasi mori njoftimin, organizoi një operacion të shpejtë dhe të gjerë", sqaroi Metko.
Pas kërkimesh të shumta, sipas Metkos, Right u gjet në një zonë të veçuar të pyjeve të Llogorasë.
"Ai ishte në një gjendje shëndetësore mjaft të mirë dhe deklaroi se kishte humbur rrugën," konfirmoi Metko.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›