E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Felaj: MinistrjaBregu gënjeupërballë fakteve

TIRANE- “Ministrja Majlinda Bregu sa herë hap gojën gënjen dhe të vetmen mënyrë për të mos gënjyer ka heshtjen” kështu ka deklaruar deputetja socialiste Ermonela Felaj gjatë një komunikimi për mediat.

Deputetja socialiste tha se ministrja Bregu fillimisht gënjeu dhe më pas përballë dokumentave dhe fakteve të publikuara nga PS në lidhje me bizneset dhe koncesionet e bashkëshortit Namik Ajazi dhe kunatit Hektor Ajazi, ministrja Bregu heshti.

“Majlinda Bregu gënjeu në deklaratën e saj të pasurisë duke pretenduar se bashkëshorti i saj ishte dorëhequr që nga viti 2009 nga kompania Mia International dhe madje shkeli dhe ligjin duke urdhëruar manipulimin e dokumentave në QKR. Tani që këto gënjeshtra dhe manipulime janë bërë publike, falë një letre të vetë bashkëshortit të saj që provon se kompania mbetej aktive dhe se bashkëshorti i Bregut ishte ortak dhe administrator, zonja Bregu hesht. Majlinda Bregu gënjeu në lidhje me hidrocentralet e marra me koncesion nga kunati i saj Hektor Ajazi duke thënë se bëhet fjalë për vetëm një hidrocentral kur në fakt bëhet fjalë për plot 10 të tillë.” theksoi Felaj.

Në fund të deklaratës, deputetja socialiste kërkoi dorëheqjen e ministres së Integrimit Majlinda Bregu për përfshirje në afera koncensionare dhe konflikt interesi.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bregu: PS gënjen, do marrë përgjigje përmes ligjit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›