E Shtunë, 31 Tetor 2026

ProCredit Bank, oferta speciale për klientët

ProCredit Bank, në vazhdimësi të një fushate të suksesshme për kreditimin e biznesit vendas, zgjerimit të mëtejshëm të rrjetit dhe prezantimit të produkteve të reja, vjen tashmë me oferta speciale për të gjithë klientët e saj. Me qëllimin për të qenë sa më pranë klientëve dhe për të plotësuar sa më mirë nevojat e tyre në muajt e fundit, ProCredit Bank ka hapur katër njësi të reja biznesi, nga të cilat tre në kryeqytet (pranë Komunës së Parisit, pranë Liceut Artistik "Jordan Misja" dhe në Sauk) dhe një në Koplik. Në katër agjencitë e reja, të gjithë klientët e ProCredit Bank do të përfitojnë oferta speciale që janë të vlefshme deri më 31 maj 2009:

- Në ProCredit Bank "Liceu", të gjithë ata klientë që do të aplikojnë për E-banking do të përfitojnë këtë shërbim me gjysmë komisioni. Ky shërbim do të ofrohet për individët dhe personat fizik me një kosto prej 1,500 lekësh, 12.5 euro ose 15 dollarë amerikanë, ndërsa për bizneset 2,000 lekë, 17.5 euro dhe 20 dollarë amerikanë;

- Në ProCredit Bank "Koplik", të gjithë ata klientë që vendosin të kursejnë nëpërmjet ProCredit Bank dhe do të hapin depozita me afat me shuma më të mëdha se 1,000,000 lekë, 10,000 euro ose 10,000 dollarë amerikanë, do të përfitojnë 5% më shumë mbi interesin bazë.

- Në ProCredit Bank "Sauk", të gjithë ata klientë që do të plotësojnë formularin F1 (formular për aplikim për kredi) ose do të hapin një llogari rrjedhëse do të përfitojnë pa komision një kartë debiti Visa Electron ose Maestro.

- Në ProCredit Bank "Komuna Parisit", të gjithë ata klientë individë që do të aplikojnë për karta debiti Visa Electron ose Maestro, do ta përfitojnë pa komision dhe të gjithë ato biznese që do të aplikojnë për karta debiti Visa Bussines Electron do ta përfitojnë pa komision për vitin e parë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›