Humbin 100 mije leke, shkaterrojne kazinone
Humbja e 100 mije lekeve ne kazino eshte kthyer ne nje hakmarrje nga dy lojtare, qe kane shkaterruar aparaturat e pikes. Pronari i lokalit te lojerave te fatit, APEX ne qytetin e Policanit ka denoncuar dje dy klientet e tij per shkaterrim te prones. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:00 te se enjtes, ndersa policia shpalli ne kerkim dhe filloi procedimin penal ndaj te dyshuarve, qe akuzohen per shkaktim te nje demi qe arrin ne 4 milione leke. Fatos G., i ka kerkuar ndihme policise, ndersa shihte se si aparaturat e lokalit te tij shkaterroheshin nga dy klientet, Valter Kanani dhe Arben Masha. Burime zyrtare te policise thane se gjeten te demtuar pese kompjutere dhe tre televizore. Shkak, sipas rrefimit te pronarit te objektit, eshte bere humbja e nje sasie te konsiderueshme lekesh nga dy te rinjte, qe akuzuan Fatos G., se ishte pergjegjes per humbjen. Ne grindje e siper njeri prej lojtareve mesohet te kete perdorur nje mjet te forte te rastit dhe ka nisur te shkaterroje pajisjet e kazinose.
E.H