E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevrasjet alarmojne policine

Elbasan - Policia mbledh drejtuesit e institucioneve ne Elbasan per te gjetur menyrat e parandalimit te vetevrasjeve, si dukuri e theksuar ne kete qark. Takimi eshte realizuar me iniciativen e kryepolicit Arben Hyseni, i cili u shpreh dje se gjate vitit 2007 shifrat e vetevrasjeve ne Elbasan ishin alarmante. "Vetem gjate dy muajve te fundit jane regjistruar 8 raste te vetevrasjeve me nente viktima", u shpreh drejtori i Policise. Pas analizimit te gjendjes u arrit ne perfundimin se shkaqet jane nga me te ndryshme mes te cilave permenden gjendja ekonomike dhe financiare, marredheniet sentimentale, tradhtite bashkeshortore, papunesia, xhelozia, niveli kulturor. Rektori i Universitetit te Elbasanit, Liman Varoshi, u shpreh se nga institucioni arsimor do te jepej kontributi, duke afruar asistence per te gjitha kategorite. Ndersa drejtori i Drejtorise Arsimore, Kujtim Mema, u shpreh se do te shihet mundesia e shtimit te psikologeve ne shkolla dhe do te rritet me tej roli i tyre.
F. Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›