Pervetesoi toke, pranga ish-zyrtarit
Banoret denoncojne ish-kryetarin e komisionit te shperndarjes se tokes, si perfitues ne menyre te jashteligjshme te 4 mije metra katroreve truall dhe falsifikim te dokumenteve. Policia e Dibres arrestoi, pas nje aksioni, Sali Gjonin, 59 vjec dhe shoqeruesin e tij, Viladin Qokun, 49 vjec, qe dyshohet te jete personi qe ka dhene siperfaqen e tokes. Burime zyrtare te policise thane se dy te ndaluarit akuzohen per falsifikim te dokumenteve te pronesise per nje truall ne zonen e Maqellares. Sipas hetimeve, Qoku i kishte dhene 4 dynym toke Gjonit, duke falsifikuar aktet. Pas denoncimit, Gjykata e Dibres dha masen “arrest me burg” per te dyshuarit.
A.B