E Diel, 1 Nëntor 2026

E denuar por droge, kapet ne shtepi

VLORE - Policia e Vlores ndaloi mengjesin e djeshem nje 45-vjecare, e cila ishte e denuar ne mungese me rreth 3 vjet burg per vepren penale te trafikimit te lendeve narkotike. Manushaqe Mecaj u kap e fshehur ne banesen e saj, ne Selenice, pasi ne janar te vitit 2005 ishte denuar ne mungese nga gjykata. Burime zyrtare te policise thane se ngjarja ka ndodhur ne 5 tetor te vitit 2004, kur ne banesen e K. Gj., policia zbuloi 40 kg lende narkotike te llojit kanabis sativa, e presuar. Pronarja deklaroi se droga i perkiste Mecajt. Dy dite me pare agjentet arrestuan edhe nje 39-vjecare nga fshati Risili, e cila ishte denuar me 2 vjet burg, per vepren penale te kultivimit te bimeve narkotike.
O.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›