Kerkohej ne Puke, kapet ne Tropoje
PUKE - Nje 34-vjecar, nga Puka, i denuar ne mungese me 1 vit burg, per falsifikim te dokumenteve te gjendjes civile, u arrestua duke u zbardhur dita e djeshme ne qytetin e Bajram Currit, ku dhe fshihej. Burime zyrtare te policise thane dje se 34-vjecari Gjelosh Kola, banues ne fshatin Fierze, u diktua nga agjentet ne rrethin verior. Ndaj tij ishte leshuar nje urdher-ndalimi, pasi gjykata me pas e kishte denuar me nje vit burg per falsifikim ne mungese.