E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbin çelësat në Wembley e Wimbledon

U ndodh të gjithëve që t’i humbin çelësat e shtëpisë, por të një stadiumi gjigant? Dhe atë në ditët e Olimpiadës? Siguri false në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’.

Kompania private që është kontraktuar për mbarëvajtjen e Olimpiadës, e cila më parë ishte kritikuar sepse nuk ishte në gjendje të gjente personel të mjaftueshëm, tani ka humbur çelësat e stadiumit Wembley.

Zhdukja e çelësave laser të stadiumit, që kushtojnë 40 mijë funte, shumë më tepër sesa një palë normalë të tyre, ka vënë përgjegjës për këtë punë, përpos faktit se është e nevojshme të ndërrohet lloji i çelësave.

“Siguria e stadiumit nuk ishte vënë kurrë në rrezik”, ka siguruar komiteti organizator Locog, duke precizuar se çelësat e humbur ishin ata që hapnin portat e brendshme, ku zhvillohen disa nga garat e futbollit në Olimpiadë. Sidoqoftë, Scotland Yard ka hapur hetime të hollësishme me frikën se zhdukja e çelësave, i njëjti tip i atyre të përdorur në burgje, janë vjedhur nga disa keqbërës.

Sikur kjo të mos mjaftonte. Sipas tabloidit Daily Mail, në orët e fundit kanë humbur edhe disa çelësa të njëjtë në Wimbledon, ku janë duke u zhvilluar garat e tenisit, në rrethana të njëjta. Vjedhja e çelësave është vazhdimësi e kritikave, siç ishte ai i hapësirave boshe në disa prej stadiumeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›