E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd shet aksione

Familja Glazer, e cila është pronare e Manchester Unitedit, ka bërë të ditur se e ka ndërmend t’ia shesë 10 për qind të aksioneve të klubit New York Stock Exchange (NYSE), një bursë e aksioneve, e vendosur në Manhattan të New Yorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë i ditur të martën, ndërsa kjo pjesë do të shitet për rreth 300 milionë dollarë.

Sipas medieve britanike, gjysma e këtyre parave do të përdoren për shlyerjen e një pjesë të borxhit, nga 400 milionë funte sa ka ky klub. Së fundmi, klubi nga Old Traffordi nënshkroi deri më 2014 me gjigantin amerikan të veturave Chevrolet, për sponsorizimin e fanellave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›