SHBA, Komiteti Financiar i Senatit refuzon skemën e reformës në shëndetësi
Sipërmarrja e Obamës për reformën në shëndetësi ka hasur në një pengesë e cila mund të jetë në të ardhmen e pakalueshme.
Komiteti Financiar i Senatit ka refuzuar projektin e Obamës përsa i përket reformës në shëndetësi pasi Komiteti e ka quajtur të ekzagjeruar shumën e propozuar nga presidenti amerikan.
Pavarsisht mosvotimit të Reformës nga hallka e parë, mbështetësit e reformës kanë besim që kur ligji i reformës për shëndetësinë të votohet në Senat dhe në shtëpinë e Përfaqësuesve do të arrijë të kalojë dhe të jetë i aplikueshëm.
Sipas një sondazhi nga kompania e polleve Thomson Reuters dilte se 63 % e amerikanë ishin të gatshëm të votonin për reformën , por vetëm 37 % pohonin se Obama duhej të konsultohej me Senatin si edhe më pas të vendoste për skemën e reformës.
Nga përllogaritjet del se rreth 40 milionë amerikan nuk kanë sigurime shëndetësore, republikanët mendonin se shteti nuk duhet dhe nuk është i detyruar të paguajë për njerëz të cilët nuk punojnë, por për ta mendon vetëm shteti.
Obama mbështet të ashtuquajturin opsionin publik i cili do tu sigurojë sigurimin shëndetësor atyre njerëzve që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar faturën financiare të sigurimeve.