E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin në Gjenevë kryenegociatori i Iranit për takimin 6+1

Kryenegociatori i Iranit ka ardhur në Gjenevë për të diskutuar për çështjet bërthamore me negociatorët e tjerë të fuqive të mëdha.
Këto negociata pritet të fillojnë ditën e sotme. Pas lëshimit të dy raketave fundjavën e kaluar, pati shumë diskutime dhe akuza ndaj Iranit nga SHBA, Franca dhe Britania të cilat e akuzuan vendin islamik si një shtet me fuqi bërthamore të padeklaruara.
Takimi i Iranit me gjashtë fuqitë botërore do të shënojë fillimin e asaj që zyrtarët amerikanë e kanë cilësuar si një "proces jashtëzakonisht i vështirë".
Përpara fillimit të negociatave me negociatorët e gjashtë fuqive të mëdha, SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Kinës, Rusisë si edhe Britanisë, autoritetet iraniane kanë pohuar se nuk do të negociojnë për të prishur sistemin atomik që ndodhet në afërsi të Teheranit.
Sipas Iranit sistemi i tij bërthamor nuk është aspak i dëmshëm dhe nuk është krijuar për çështje armatimesh por për çështje energjitike.
Shtëpia e Bardhë është duke u fokusuar që të gjejë një mënyrë për të zgjidhur problemin e sistemit nuklear në Iran. Por nuk është duke anashkaluar as hipotezen e sanksioneve ndaj Iranit në rast se negociatat nuk do të dalin me sukses.
Sipas shumë analistëve politikë sanksionet mund të kenë të bëjnë me kufizimin e plotë të eksportit të naftës së Iranit për në tregun e jashtëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›