E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Ishujve Samoa inspekton katastrofën humanitare

Kryeministri i Ishujve Samoa, Tuilaepa, vizitoi rrënojat e qindra shtëpive në fshatin Maninoa ditën e djeshme një ditë pas cunami shkaktoi mbi 148 viktima si edhe shkatërroi dëme të pallogaritshme materiale.
Kryeministri pohoi për mediat se numri i viktimave në orët e ardhshme pritet të rritet.
"Pritet që numri i viktimave të rritet dhe pasi dikasteri i emergjencave civile nuk ka një pasqyrë të qartë të situatës së fatkeqësisë."
Gjithashtu Tuilaepa pohoi se në rast se cunami do të kishte rënë gjatë natës pasojat e fatkeqësisë do të ishin më të mëdha pasi edhe dallgët do të ishin më të fuqishme dhe do të kishin shkaktuar më shumë dëme.
Punonjësit e emergjencave civile nuk i kanë rreshtur kërkimet e tyre për të mbijetuar pas goditjes që pësuan nga cunami ishujt e vegjël të Paqësorit.
Imazhet televizive treguan pamje e një fatkeqësie natyrore. Me qindra shtëpit të shkatërruara, anije peshkimi të kthyer përmbys, pemë të mëdha të rrëzuara të cilat kishin penguar ato pak rruga të paprekura nga kakastrofa natyrore.
Por më vonë një tërmet tjetër me magnitudë 7,9 ballë e shkallës Rihter goditi ishullin Sumatra duke shkaktuar shumë dëme në njerëz si edhe materiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›