Humbja e 6-vjecarës në Kukës, pas tre ditësh ende asnjë shenjë
Kanë kaluar tre ditë që nga humbja në mënyrë misterioze e vjazës 6- vjecare të familjes Mata në Zapod te Kuksit dhe policia ende nuk ka rrene ne gjurmet e saj. Asnjë shenjë dhe asnjë e dhënë për fatin e vogëlushes. I gjithë fshati Zapod si dhe fshatare te komunave perreth vazhdojne kërkimet në mal, te ndihmuar edhe nga forca te policise. Drejtoria e Policisë së Kukësit ka angazhuar në operacionin e kërkimit që prej ditës së parë një numër të madh efektivësh. Kërkimet janë shtrirë edhe në territorin e Kosovës.
“Kemi vënë në dijeni edhe autoritetet e Kosovës, kemi marrë takim me autoritetet atje, kemi shkuar në kufirin me fshatin Zapod në anën e Kosovës” thotë drejtori i policisë së qarkut, Sadri Ramcaj.
Deri tani nuk ka një pistë të saktë kërkimi nga ana e policisë ku nuk përjashtohet edhe mundësia e grabitjes për trafikim krahas pistave të tjera si ajo e sulmit nga kafshët e egra etj. Një banor i Zapodit thotë se ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë bashkë me të tjerët deri lart në bjeshkë derisa të gjendet një gjurmë e vajzës së vogël.
Vajza me iniciale B.M kishte dalë nga shtëpia rreth mbrëmjes së të shtunës për të kullotur bagëtitë, por nuk është kthyer më. Familjarët kanë pritur mëngjesin e së dielës dhe më pas kanë nisur kërkimet e duke qënë se këto kërkime kanë qënë pa rezultat gjatë ditës së hënë kanë njoftuar policinë.
Flutura Tota < I mëparshmi