E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i kandidaturës së Vangjel Kostës, PD: Vendimi politik

Partia Demokratike, e cileson mese normal votimin politik per anetaret e Gjykates Kushtetuese, si cdo vendim qe merret ne parlamentet demokratike te gjithe botes. Ne emer te demokrateve ka folur kryetari i grupit parlamentar, Astrit Patozi, i cili theksoi faktin se kandidatura e Kostes u rrezua pasi, ai ka marre pjese ne procese politike ne periudhen e diktatures komuniste. Po ashtu ai deklaroi se demokratet jane kunder edhe kandidateve qe kane mbajtur poste te rendesishme ne qeverite e 20 viteve te fundit, duke synuar pavaresine e sistemit gjyqesor.

“Votimi në këtë rast ka qenë politik sic janë të tilla vendimet që merren në gjithë parlamentet demokratike të botës. Së dyti, grupi parlamentar I PD-së e ka bërë të qartë pa as më të voglën mëdyshje se e konsideron të papranueshme ngritjen në kupolën e sistemit të drejtësisë të cdo candidature politike. Me këtë rast kemi parasysh të gjithë personat që në karrierën e tyre gjatë diktaturës kanë marrë pjesë në procese politike si dhe ata të tjerët që kanë mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë e 20 vjetëve të fundit në Shqipëri. Rasti I zotit Kosta bën pjesë qartësisht në grupin e parë të kandidaturave politike dhe për këtë shkak u rrëzua. Ne kemi votuar fshehur se kështu e parashikon kushtetuta, por e deklarojmë hapur arsyen politike të votës kundër” tha Patozi. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›