E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohen 800 koli cigare kontrabandë

Nje sasi prej 800 koli me cigare kontrabande jane sekuestruar nga dega e doganes se Durresit te cilat mendohej te hidheshin ne tregun vendas pa kryer detyrimet ligjore. Cigaret e markes "Capital" kane ardhur me nje kontejner nga Malta dhe prej me shume se nje muaji qendronin ne sheshin e kontejnereve ne portin e Durresit duke kaluar afatet per deklarimin e mallit dhe zhdoganimin e tij.

Ne keto kushte filluan veprimet e deges se doganes qe cuan deri ne sekuestrimin e plote te kesaj sasie. “Për të bërë publike sekuestrimin e një sasie prej 14 tonësh cigare të markës “Capital”, një markë e parregjistruar dhe njëkohësisht pa pullë fiskale. është një punë disaditore e mirëorganizuar dhe e finalizuar me sukses me sekuestrimin e kësaj sasie cigaresh” tha drejtori i pergjithshem i doganave Flamur Gjymishka.

Gjymishka eshte shprehur se jane kryer veprime te perbashketa edhe me administratat homologe, nderkohe qe jane identifikuar tashme edhe autoret dhe subjekti qe ka sjelle kete ssi cigaresh.

Krerët më të lartë të doganave shqiptare nuk kanë publikuar emrin e subjektit për arsye të hetimeve, nderkohe që është bërë e ditur se subjekti në fjalë ka tentuar edhe një herë tjetër që të bëjë të njëjtën gjë me cigare kontrabadë në degën e doganës së Hanit të Hotit.

Në rast të hedhjes në treg të kësaj sasie cigaresh dëmi që i shkaktohej shtetit shqiptar do të ishte 200 mijë euro.

Aleksandër Kalemasi

Azhornuar së fundi ( e martë , 25 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›