E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, mbytet 17-vjeçari

Nje 17 vjecar nga Shijaku eshte mbytur pasditen e sotme ne nje liqen ne afersi te qytetit. Rikardo Berhami u fut për t’u larë bashkë me shokët e tij, por vetëm pak caste më pas u mbyt. Shoket e 17 vjecarit njoftuan te afermit e tij si dhe policine lokale, e cila shkoi ne vendngjarje.

Per nxjerrjen e trupit te pajetë të të riut eshte dashur nderhyrja e polumbareve, te cilet kane ardhur nga Tirana. Trupi I pajetë I të riut u gjet pas disa ore kerkimesh, ndërsa u transportua drejt spitalit per kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore. Burime te drejtorise se policise se Durresit kane bere te ditur se po hetohet rreth kesaj ngjarje, nderkohe qe paraprakisht mendohet se mbytja ka qene aksidentale.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›