E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja e Bleona Mates con prinderit ne prag divorci

Kerkesepadia u dorezua nga Bukurie Mata akuzon te shoqin per mosinteresim ndaj familjes. Zamir Mata fajeson gruan per zhdukjen e te bijes

Prinderit e vajzes se zhdukur prej disa muajsh Bleona Mata ne prag divorci. Ata dje kane refuzuar pajtimin ne gjykate ndersa togat e zeza i kane hapur rruge shqyrtimit gjyqesor. Kerkesepadia eshte dorezuar nga nena e vajzes e cila ka kerkuar nga Gjykata e Kukesit prishjen e marteses me justifikimin se i shoqi nuk po interesohet aspak per gjetjen e vajzes se tyre te zhdukur. Ky hap vjen ndersa kerkimet per gjetjen e vajzes se tyre 6-vjecare kane deshtuar. Referuar kerkesepadise shtetasja Bukurie Mata e cila fajeson te shoqin per mungese interesimi ndaj Bleones dhe familjes kerkon qe marteses se saj ti jepet fundi zyrtarisht. Por nga ana tjeter Zamiri akuzon gruan si te perfshire direkt ne humbjen e femijes se tyre. Mesohet se bashkejetesa mes ciftit kishte marre fund prej muajsh kur Zamir Mata se bashku me te birin ishte vendosur ne nje shtepi ne Tirane. Thuajse ne te njejten kohe ishte transferuar tek familja e saj ne kryeqytet edhe gruaja. Per sa i perket zhdukjes se 6-vjecares deri tani nga deklarimet e familjareve ishin ne listen e te dyshuarve pese vajzat qe ndodheshin ne kullote diten kur ndodhi ngjarja me 22 maj. Ne seancen e djeshme ne gjykate togat e zeza u ofruan pajtimin dy bashkeshorteve por ata refuzuan.

Zhdukja

Bleona Mata u zhduk me 22 maj te ketij viti dhe qe nga kjo date nuk ka asnje gjurme per fatin e saj. Ajo u zhduk ne kohen qe kishte qene duke kullotur bagetite me hallen e saj dhe disa kusherira te tjera. Asnje prej vajzave nuk rezulton te kete dijeni per shkakun e zhdukjes se vajzes se vogel. Keto te fundit kane mohuar te kene dijeni per zhdukjen e saj pavaresisht disa deklarimeve kontradiktore te tyre ne polici dhe ne prokurori. Sipas deshmive te familjareve te se mitures vajza e vogel ka qene duke kullotur bagetine ne nje lendine rreth 500 metra larg shtepise por nuk eshte pare me qe nga ai moment. Familja e vajzes pasi vogelushja 6-vjecare nuk u kthye ne shtepi ka dhene alarmin duke kerkuar ndihmen e policise per gjetjen e saj. Fotoja e saj eshte shperndare ne te gjitha pikat e kalimit kufitar nderkohe qe ne hetimin e zhdukjes jane perfshire edhe policite e vendeve fqinje te Kosoves dhe Maqedonise. Bleona Mata 6-vjecare banuese ne Zapod te Kukesit me gjithe kerkimet e policise dhe rinisjet e saj disa here nga e para nuk ka asnje gjurme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›