E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbja e valixheve të udhëtarëve, BE kontroll të gjitha aeroporteve internacionale



Humbja e valixheve është kthyer në një shqetësim tashmë jo vetëm për pasagjerët dhe kompanitë ajrore që përballen me stresin e gjetjes së tyre, por edhe vetë Bashkimin Evropian. Vetëm vitin e kaluar janë shënuar 33 milionë raste të humbjes së valixheve nga ana e pasagjerëve, që do të thotë 90 mijë valixhe në ditë dhe një shifër të tillë, BE e ka konsideruar si aspak të pranueshme dhe normale. Ka qenë komisionari i BE-së për Transportin, Antonio Tajani, i cili ka paraqitur në raportin e tij se “1 në çdo 70 pasagjerë nuk i gjen më valixhet e veta nëse i humbet ato”. Ndërsa sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Pasagjerëve, “1 në 64 pasagjerë është i prekur nga dukuria e humbjes së valixhes, madje thuhet se në Evropë 15 për qind e valixheve të humbura përfundojnë në ndonjë ankand”. Ndonëse shumica e pasagjerëve i merr përsëri valixhet brenda dy ditësh, shumë valixhe të vogla dhe çanta nuk gjenden më. Lidhur me këtë fakt, bëhet e ditur se për vitin e ardhshëm komisioni i Bashkimit Evropian do të hartojë rregulla të reja ligjore, siç është e drejta e zhdëmtimit me vlerën deri në 1100 euro nëse valixhja nuk gjendet më.

31 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›