Humbja ne lume e 13-vjecares, palombaret nisin kerkimet
Vlore- Megjithe kushtet e keqija atmosferike, palombaret vazhduan edhe dje kerkimet per gjetjen e trupit te vajzes 13 vjecare, e cila u rrembye nga ujerat e Lumit Shushice ne Vlore. Deri dje pasdite trupi nuk eshte gjendur, kurse prurjet e lumit nuk kane shenuar asnje ulje ne nivel qe te lehtesonin kerkimet. Ky mision ne te cilin ndihmuan edhe banoret e zones, eshte bere me i veshtire nga shirat e dites se djeshme. Lumi Shushice ndan fshatrat Gjorm dhe Velcan, por nuk ka asnje ure dhe banoret e zones detyrohen te kalojne ne kembe, ose me kafshe. Vajza Enkelejda Memushi kalonte se bashku me vellane e saj lumin me ndihmen e nje kali, por rrjedha i ka rrembyer dhe ajo nuk mundi te dale. Fati i te mitures eshte ende i paqarte dhe kerkimet jane shtrire ne nje hapesire gjeografike prej disa kilometrash pergjate derdhjes se lumit Shushice.
Banoret kane kerkuar nga autoritetet lokale qe te ndertojne nje ure per shkak te humbjes se bashkefshatareve, por nuk kane marre ende ndonje pergjigje. Mesohet se ne kete vend ku ndodhi ngjarja kane humbur jeten me pare edhe 4 persona te tjere, banore te zones. Policia e Vlores tha se mbytjes i mbijetoi per momentin vetem vellai 15 vjecar i te mitures, kurse kerkimet do te vijojne edhe diten e sotme. Kerkimet jane ndermarre ne menyre vullnetare edhe nga banoret e fshatit.