E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kritikon Europen

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, në kulmin e fushatës elektorale në SHBA i jep leksione Europës. Kritikat ndaj kontinentit të vjetër presidenti i ka shprehur pasi Europa nuk mori parasysh këshillat dhe shembullin e SHBA.  BE po vuan ende pasojat e krizës financiare sepse nuk miratoi masat për injektimin me likuiditet të sistemit bankar për të ushqyer rimëkëmbjen ekonomike ashtu sikurse kemi vepruar ne në SHBA . Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar së problemet e Europës mund të jenë ende një rrezik për ekonominë amerikane. Europa është gjithnjë në një situatë e më të vështirë, pjesërisht sepse krerët e saj nuk morën masat vendimtare që ne aprovuam në fillim të këtij recesioni, ka komentuar Obama. Problemet me të cilat  ndeshet Europa mbeten mes pengesave kryesore të rritjes së ekonomisë amerikane, sic janë cmimet e karburantit ka saktësuar presidenti Obama. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë fushatës së tij elektorale në Seattle. Sipas sondazheve të fundit të agjencisë Bloomberg, Obama është kandidati më i preferuar i investitorëve amerikanë në avantazh me dy shifra ndaj republikanit Mitt Romney, respektivisht me 49% dhe 38% të votave. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›