Shkon per skrap ne Metalurgjik, bie ne korrent dhe vdes 27-vjecari
ELBASAN- Fund tragjik per nje 27-vjecar nga Bradasheshi i Elbasanit. Kishte shkuar per te mbledhur skrap ne Metalurgji, por bie ne kontakt me tensionin dhe digjet per se gjalli ne kabine. Bledar Duja, eshte gjetur dje i perfshire nga flaket, nga rojet private te godinave te kombinatit, ne nje nga kabinat e zones industriale. Thirrjet e 27-vjecarit jane degjuar nga rojet private, te cilet pasi i kane dhene ndihmen e pare, e transportuan drejt spitalit ne Elbasan. Megjithese ka marre ndihmen e nevojshme mjekesore, Bledar Duja, nuk mundi te mbijetoje dhe ka nderruar jete rreth ores 01:30 te mengjesit te djeshem. Grupi hetimor qe shkoi ne vendngjarje konstatoi se i ndjeri, nuk ishte punonjes i ndonje prej uzinave dhe fabrikave te kombinatit, por nje i ri qe mblidhte skrap per te siguruar te ardhura. Dyshohet se viktima ka hyre fshehurazi gjate nates ne ambientet e Metalurgjikut per t'i shpetuar rojeve, po per shkak te erresires nuk ka vene re percjellesit dhe ka rene ne kontakt me rrymen elektrike. Ky eshte rasti i dyte, brenda nje viti i vdekjeve ne keto rrethana ne ambientet e Metalurgjikut. Nje vit me pare, nje i ri po nga Bradasheshi, gjeti vdekjen ne kabinen e vjeter ndersa ishte duke mbledhur skrap.
F. Salliu
Peqin
F. Salliu
Peqin