Fier, deshton atentati ndaj dentistit
Fier- Pronari i nje klinike dentare ne qytetin e Fierit i ka shpetuar per mrekulli nje atentati me mine te telekomanduar, teksa perpiqej te rregullonte sediljen e pasagjerit ne makinen e tij. Edmond Licaj eshte shokuar krejtesisht kur ka pare pakon "dhurate" te vendosur poshte sedijes, dhe menjehere ka lajmeruar policine vendore. Salla operative tha se eshte njoftuar rreth ores 22:00 dhe deri ne mesnate eshte punuar per asgjesimin e bombes me celular, duke parandaluar aktivizimin e saj deri ne cmontim nga specialistet antimine. Burime zyrtare thane se po hetojne pisten e konkurrences ne biznes dhe te ndonje konflikti te mundshem te dentistit me persona te tjere.
Ngjarja
Edmond Licaj ka qene per disa ore ne nje lokal te qytetit te Fierit, prane bulevardit "Jakov Xoxa", vetem 100 metra larg qendres. Ai kishte parkuar makinen e tij tip "Benz" para se te hynte ne lokal, por dyert e mjetit nuk i ka mbyllur. Sipas rrefimit te dhene per grupin hetimor, rreth ores 22:00 ai ka dale i vetem dhe kur ka hyre ne makine ka pare se dicka tek sedilja e pasagjerit nuk shkonte. Eshte perpjekur qe ta rregulloje duke hasur veshtiresi per ta levizur. "Dicka me pengonte dhe sedilja nuk levizte, keshtu qe mendova te shihja poshte saj se cfare kishte. Aty pashe nje pako te dyshimte dhe kur iu afrova vura re se ishte nje bombe me celular", ka deshmuar dentisti per oficeret. Menjehere ka krijuar distancen, per t'iu shmangur atentatit te mundshem dhe nepermjet celularit te tij ka njoftuar policine. Forca te shumta rrethuan zonen dhe deri ne mesnate, bene te mundur asgjesimin e lendes eksplozive me 200 gr tritol, ne ambientet e Komisariatit Fier. Burime zyrtare thane se ne trupin e eksplozivit, kishte te instaluar edhe nje aparat celular qe sherbente per komandim ne distance. Po per fat te mire, brenda 60 minutash procesi eshte kryer me sukses, duke shmangur shperthimin. Per te arritur kete, jane nderprere edhe valet telefonike.
Dyshimet
Policia ka bllokuar ne cilesine e proves materiale, mjetin tip "Benz" me targa FR 0214 C, prone e 32-vjecarit Licaj, me qellim zbulimin e gjurmeve te autoreve te mundshem te atentatit te deshtuar. Po keshtu eshte keqyrur bomba me celular, per te gjetur gjurme dhe me pas derguar ne laborator per ekspertim. Burime zyrtare thane se ne trupin e eksplozivit u gjet nje bateri dhe nje ndezes, pervec celularit. Grupi hetimor ka ngritur si piste hetimi tentativen e vrasjes, per shkak te konkurrences ne biznes.