E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humor i zi nga Gollokamja

Proza e shkurtwr e Pëllumb Kullës tek "Lejlekwt nuk vijnw mw" ku hakmarrja dhe ironia nuk është asnjëherë personale. Në asnjë nga tregimet ai nuk rreh gjoksin për të lipur mëshirë apo lavdi


Emri i Pëllumb Kullës i sjell shumwkujt në mendje mjeshtrin e humorit, shkrimtarin, regjisorin dhe aktorin që bëri epokë me estradën.


Fatkeqësisht, jo vetëm për Kullën e kolegët e tij më të vjetër e më të rinj, askush nuk po kujtohet më të shkruajë, në një kohë kur kudo nëpër televizione e kafene, dasma e gëzime, humori i bukur dhe elegant, i zgjuar dhe njerëzor ka frikë të shkelë në derë, dhe vendin ia ka zwnw banaliteti i skajshëm. Ndofta dikush do të kujtohet për të mbushur këtë boshllëk të padëshirueshëm në historinë e artit tonë skenik.


I angazhuar dhe i shqetësuar këtu dhe larg atdheut, ku jeton prej vitesh ai krijon, Kulla del shpesh nga fusha e humorit dhe hyn në fushën e tregimit të mirëfilltë, në prozën e shkurtër apo të gjatë e në atë të teorisë dhe veçanësisë të atij arti me të cilin ka lidhur jetën.


Gjithmonë në këto dalje që nuk janë kurrë të papritura e befasira me buzëqeshjen e humorin e njeriut të mirë që i do njerëzit dhe në emër të kësaj dashurie kërkon gjëra të bukura për t'u thënë.


Dy librat e botuar para disa vjetësh (e që prisnin ndonjë fjalë të mirë nga miqtë e shokët), "Rrëfenja nga Amerika" dhe sidomos "Lejlekët nuk vijnë më" të krijojnë një ndjenjë të re mirësie, qetësie dhe shprese, sidomos në kwtw kohë të trazuar, të mbytur nga zhurma e streset.


Ai që merr dhe nis të lexojë librin "Lejlekët nuk vijnë më" i duket sikur po sheh, duke u dridhur nga emocionet dhe nga lumturia që gjithçka ka kaluar e nuk do të kthehet më, në të njëjtën kohë që e sheh dhe veten personazh të ngjarjeve të paharruara.

Duke qenë prej kohe jo vetëm në qendër të persekutimeve të përbindshme dhe të pamëshirshme të asaj diktature por dhe një vëzhgues i saktë dhe me kujtesë e sintezë artistike, autori nuk synon të tregojë se sa dhe si ka vuajtur ai vetë, si e degdisën nga skena në gurore dhe si u përpoqën me çdo mënyrë t'i mbyllin gojën dhe ta detyrojnë të heshtë.


Hakmarrja dhe ironia e Pëllumb Kullës nuk është asnjëherë personale. Në asnjë nga tregimet e tija, të shkruara në vetë të parë apo të tretë, që nga "Vdekja e Stalinit në fshat" gjer te "I dashur keqbërësi im" ai nuk rreh gjoksin për të lipur mëshirë apo lavdi, por synon të rrëfejë artistikisht dhe këtë e bën me elegancë se nuk qe ai i vetmi vuajtës por qe një popull i tërë, qe gjithë Shqipëria e kthyer në një Gollokamje të dhimbshme, qenë qindra artistë të katër anëve të kësaj Gollokamje të kërcënuar njëzet e katër orë papushim, të detyruar shpesh të zbukuronin me lale e lule leckat e vendit të tyre, t'i thonin derrit dajë, siç do të thoshte Kulla vetë e të shtynin ditët nën hijen e burgut e nën tingëllimin demoniak të prangave.


Tregimet e Pëllumb Kullës i përshkon tejembanë një humor i hidhur, jo i zi në kuptimin klasik të fjalës por tragjikomik në thelbin e tij. Këtë kufi e kapërcen ndonjë tregim si "Net arrestimesh" që edhe tani pas njëzet vjetësh të bën të harrosh buzëqeshjen dhe të mos e ndiesh gëzimin e lumturinë për gjithçka që ka kaluar, por të dridhesh, të të duket se je pranë gjithë krijuesve, inxhinierëve apo mësuesve të arrestuar, sikur po pushkatohesh bashkë me Gencin e me Vilin dhe të të ngjajë çudi se si ke shpëtuar.


Por megjithë këto ndjenja të çuditshme e tronditëse fundi i çdo tregimi të bën të buzëqeshësh dhe të marrësh frymë i lirë.


Kjo është një nga vlerat e këtij libri në një kohë kur duhet thënë që shumë nga shkrimet e botuara shpesh nëpër gazat e libra të kallin vetëm tmerr, të risjellin egërsi e tronditje.
Pëllumb Kulla është mjeshtër i tregimit të shkurtër. Di ku e fillon, di se çfarë do të thotë dhe di si ta mbyllë atë.


Nga ana tjetër, si njohës i gjithë ngjyrave të horizontit gjuhësor, di cilat fjalë mund të kalojnë nga satira e humori, apo nga shkenca e publicistika në letërsinë e ashtuquajtur serioze. Dhe gjuha e tij bëhet përherë më e bukur dhe më e kuptueshme.


Por ajo që është kryesorja ai di se çfarë duhet harruar e çfarë duhet treguar në një vepër letrare e çfarëdo lloji e dimensioni qoftë, në funksion të mesazhit të madh se çdo diktaturë e diktator shpejt a vonë do të thyejë qafën, do të përmbyset e do të përballet përjetësisht me urrejtjen, talljen e përbuzjen e popullit të tij.


Pëllumbi është një nga tallësit e përbuzësit më të mençur, më të talentuar e më të kulturuar qw kam njohur në letërsinë tonë. Ky libër e provon kwtw.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›