"Milioneri" pushton Çmimet BAFTA
Drama indiane me buxhet të ulët, "Slumdog Millionaire" pushtoi të dielën në mbrëmje çmimet BAFTA (çmime të Akademisë Britanike të Filmit dhe Televizionit) në Royal Opera House të Londrës në Covent Garden.
Sipas agjencisë Reuters, vepra e regjisorit britanik Danny Boyle, u vlerësua filmi më i mirë, për regjinë, dhe për pesë kategori të tjera, duke e ngushtuar ndjeshëm distancën për tek çmimet Oscar që janë në prag. Në janar ai fitoi katër Golden Globes. "Slumdog Millionaire" është historia e një të riu nga lagjet e tmerrshme të Mumbait i cili një ditë të bukur e gjen veten milioner falë shansit me një lojë në TV.
Kate Winslet, u shpall aktorja më e mirë për rolin protagonist tek "The Reader".
Ndërsa Mickey Rourke aktori më i mirë për rolin protagonist në filmin "The Wrestler".
Për rolet joprotagoniste fitues janë Penelope Cruz për interpretimin në "Vicky Cristina Barcelona" dhe Heath Ledger-it (pas vdekjes) për "The Dark Knight".