Humori dhe ironia, të dielën në “Vizion Plus”
“Bypass Show”, Agim Bajko “godet” përsëri
Të dielën, në orën 20.10, “Vizion Plus” ju hap dritën jeshile për një takim me humorin. “Bypass Show”, me Agim Bajkon, sjell këtë javë një kolazh të ngjarjeve kryesore të javës, parë me një fill ironie. Emisioni, i konceptuar si revistë televizive lajmesh të përmbysura, kësaj radhe ‘godet’ Kodin e ri Zgjedhor, 20 milionë ullinjtë e kryeministrit, manipulimet e medias dhe kthimin e bujkut shqiptar në epokën e bronzit. Pas një jave të ngjeshur politike, u duk se ngërçi i grevës së urisë dhe Kodit të ri Zgjedhor kishte mbaruar. Megjithatë, “Bypass”-i zbret pas kuintave për të interpretuar atë që mund të ketë ndodhur, duhet të ketë ndodhur ose do të ndodhë me personazhet e skenës politike shqiptare. Duke e ditur se shpeshherë jeta ia kalon artit, ekipi i “Bypass”-it ironizon aktorët politikë kur pretendon se shpleksja e lëmshit të grevës së urisë nuk ishte një ‘deus ex machina’. Siç nuk erdhi as nga një shpresë e deputetëve grevistë për një mbështetje të Presidentit apo Gjykatës Kushtetuese. Në gjuhën e skenarit të këtij emisioni, përfundimi i grevës së urisë ka të bëjë me një përllogaritje të ftohtë të kryetares së Kuvendit. Zonja Topalli, sipas Kodit të “Bypass”-it, bëri çmos që ta zvarriste seancën plenare për miratimin e Kodit Zgjedhor deri në rrëgjimin fizik të grevistëve. Ironia thërret në ndihmë mjekësinë sipas së cilës pikërisht në ditën e tetë të ngujimit sistemi nervor i grevistëve fillon e dorëzohet. Pjesët e trupit nuk i përgjigjen më ndërgjegjes gjë që do të çonte që grevistët të ngrinin kartonin jeshil për ta miratuar Kodin që kishin kundërshtuar duke ndjekur lëvizjet e kolegëve të tjerë. Sipas kësaj ideje, kryetarja e Kuvendit është ndihmuar në këtë kurth edhe nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare. Sarkazma në “Bypass” bëhet edhe më e thellë kur revolucioni demokratik i Metës transmetohet si përdorim i rakisë skraparase në mitingjet e ardhshme elektorale. Kjo raki, ballë kazani, e njohur dhe e vështirë për t’u refuzuar nga shqiptarët, do t’u afrohet edhe kundërshtarëve politikë, të cilët, të dehur, do t’i numërojnë votat në favor të LSI-së. Nën të njëjtën lupë shihet edhe ‘ndërrimi i mendjes’ nga kreu i OSBE-së. “Bypass” sugjeron se ambasadori Bosch ka dashur të jetë me të gjitha palët në konflikt dhe bash për këtë ka zgjedhur që paradite të rreshtohet me deputetët grevistë e pasdite me kundërshtarët e tyre. Humori “i zi” i OSBE-së dhe aktorëve tanë politkë ndiqet edhe nga humori i mirë i kryeministrit Berisha. Ai propozon që 5 milionë ullinjve që ‘banojnë’ tokat e Shqipërisë t’u shtohen edhe 20 milionë rrënjë të tjera. Sipas “Bypass”-it, këtu ka vend për analogji. Dhe një e tillë na e jep vizita e famshme e kreut të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, i cili u pat kërkuar shqiptarëve që në vend të drithrave të mbillnin agrume. Po të dish se brezaret tona janë tashmë të zëna sa nga drurët frutorë, sa nga ndërtimet e ndryshme, “Bypass”-i me anë të politologut të ftuar ka menduar një zgjidhje joorigjinale. Si të ishte në garë me kryeministrin, politologu ofron një zgjidhje sipas së cilës mbi brezaret ekzistuese të ndërtohen brezare të tjera, të cilat të quhen Brezaret e Varura të Shqipërisë. Kjo vepër, jo vetëm agrikulturore por edhe artistike e fantastike, mund t’i marrë vendin Kopshteve të Varura të Babilonisë duke thithur kështu edhe një numër më të madh turistësh. Më tej, emisioni panoramon, brenda së njëjtës ironi, momente të tjera të javës politike e shoqërore në vend, si në kryeqytet ashtu dhe jashtë tij. Kryetari i Bashkisë së Burrelit shpallet ‘infidel’ nga hoxha i këtij qyteti pas një ankese që funksionari shtetëror bën për zhurmën e shkaktuar nga kënga e klerikut. Pas vendosjes së taksimetrit në taksitë e Tiranës, “Bypass”-i këshillon qytetarët që të marrin me vete edhe një termometër për të matur temperaturën e lartë të shkaktuar nga tarifat e larta. Gjithashtu, propozohet që për të lehtësuar trafikun, taksitë të zënë vendin e ambulancave meqë udhëtarët do të kenë nevojë për urgjencën pas një xhiroje 3 km që u kushton sa një biletë avioni. “Bypass”-i i kësaj të diele, për kujtesë, i orës 20.10, u bën thirrje ta merrni seriozisht. Kjo, sepse humori i tij, duke qenë therës dhe i thellë, kërkon edhe njëfarë vëmendjeje. Humorin e lehtë dhe banal mund ta gjeni tjetërkund, por, siç thonë anglezët, “gjërat e lira janë përherë për t’u dyshuar”.
23 Nentor 2008