Art pa kufij, sot në “Chic+”
Regjisori Goran Paskaljeviç, stilistja Rezarta Skifteri, kuratori Edi Muka, fotografi Leonard Qylafi, vijnë të gjithë së bashku me artin e tyre në “Chic+”
Hotel Tirana këto ditë është më i gjallëruar se zakonisht. Përveç vizitorëve të tij të zakonshëm apo aktiviteteve të përditshme, aty po ndodh një ngjarje jo e zakontë. Në katin e dytë të tij është vendosur i gjithë ekipi realizues i filmit "Honeymoon", “Muaji i mjaltit", i regjisorit serb Goran Paskaljeviç. Pikërisht aty ai po realizon xhirimet e fundit të filmit të tij me një skenë gjigante, ku janë angazhuar më shumë se 200 figurantë. Kanë më shumë se dy javë që po xhirojnë në kryeqytetin shqiptar, pas rreth tri javësh në Serbi. Filmi trajton dy histori paralele, tipike në stilin krijues të Paskaljeviç, ku dy çifte të rinjsh shqiptarë dhe serbë janë protagonistët e tij. Pas Tiranës gjithçka do të përmbyllet në Itali, ku regjisori do të niset vetëm pas pak ditësh. Por, tani është i qetë, xhirimet e filmit dhe pjesa shqiptare e tyre po shkojnë më së miri. I trumbetuar për një kohë të gjatë në media, si një film që do të bëjë historinë e një bashkëpunimi të parë shqiptaro-serb në fushën e kinemasë, ky film pritet me ankth nga të gjithë. Do të jetë ai në nivelin e festivaleve të Kanës, Venecias, Berlinit etj ku gjithmonë Paskaljeviç ka qenë ndër fituesit e shumë çmimeve? Paskaljeviç nuk shqetësohet për këtë. Sipas tij nuk ka rëndësi nëse do të jetë një film i madh. Rëndësi ka të jetë një film i mirë. Dhe deri tani duket se do të jetë i tillë. Për Chic +, regjisori i njohur ka vendosur të japë në mënyrë ekskluzive disa nga sekuencat e skenave të filmit të xhiruara prej tij, për të na dhënë mundësinë të shijojme para premierës pak nga imazhet e tij.
E duke mbetur te imazhet, ato të fotografit Leonard Qylafi do të mbeten në mendjen e çdokujt që ka mundësinë të vizitojë Zeta ArtGallery këto ditë. Imazhe impresionuese dhe teknikë e veçantë ka qënë ajo që ka tërhequr edhe vëmendjen e jurisë së Konkursit të Artit Bashkëkohor, "Ardhje 2008", të cilët e kanë vlerësuar atë me çmimin e parë. Ky çmim i mundëson atij një trajnim më të kualifikuar përreth 6 javë në rezidencat artistike të Nju Jorkut, si pjesë e programit të Institutit TICA, organizator i konkursit.
Një tjetër krijuese shqiptare ka marrë ftesën për të lënë Shqipërinë për të pushtuar pasarelat botërore. Rezarta Skifteri, pas prezantimit të saj në “Tirana fashion week”, ka tërhequr vëmendjen e Fashion Tv, mbështetës i këtij aktiviteti të cilët i kanë bërë asaj ofertën për të realizuar bashkëpunime me ta. Dhe jo vetëm ata. Një femër e përkushtuar në karrierën e saj, Rezarta po vjel frutet e një pune të gjatë plot përkushtim. Por për Chic+ tregon dhe anën e saj më të ndjeshme, atë të të qënit mama. Së bashku me Sarën, vajzën e saj 2-vjeçare, tregon gjithë jetën e saj jashtë ateliesë së modës. Një Rezartë që nuk e kishim njohur më parë, këtë të dielë në Chic+.
23 Nentor 2008