KQZ Partia Demokratike e Kosoves eshte fituese e zgjedhjeve parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje rezultatet e zgjedhjeve te para parlamentare ne Kosove te parat qe nga shpallja e pavaresise se saj ne shkurt te vitit 2008.
Sipas ketyre rezultateve Partia Demokratike e Kosoves radhitet e para me 33.5 per qind te votave e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves me 23.6 per qind levizja Vetevendosje me 12.2 per qind Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me 10.8 per qind Aleanca Kosova e Re me 7.1 per qind Lidhja Demokratike e Dardanise m e 3.3 per qind dhe Fryma e Re me 2.2 per qind te votave.
Partia Demokratike nuk ka arritur te fitoje shumicen e duhur per te krijuar qeverine ndaj z.Thaci duhet te krijoje nje koalicion qeverises me partite rivale.
Kjo nuk do te jete e lehte thote analisti politik Krenar Gashi i institutit per Kerkime dhe Zhvillime politike ne Kosove.
Kryeministri Thaci dhe partia e tij arriten te fitojne dhe do te marrin mandatin e pare qeverises por partite e tjera qe kane dale pas Partise Demokratike kane deklaruar se nuk do te hyjne ne koalicion me partine e Thacit. - thote ai
Partite e opozites kane deklaruar parregullsi ne zgjedhje dhe kerkojne rivotim ne dy zona qe njihen si mbeshtetese te kryeministrit Thaci ku pjesmarrja ne votime rezulton te jete 95.
Por anembane Kosoves vezhguesit e BE thone se pergjithesisht ata jane te kenaqur me menyren se si u zhvilluan zgjedhjet.
Kristina Herodes eshte zedhenesja juridike e BE qe drejton misionin juridik ne Kosove.
Situata e sigurise ishte e qete . Kishte disa incidente por asnje ngjarje madhore. Ne kishim rreth 500 oficere policie ne gadishmeri. Por fatmiresisht asgjne nuk ndodhi.. - thote ajo
Analiste thone se e meta me e madhe e dukshme e ketyre zgjedhjeve ishte bojkotimi i votimit nga serbet . Beogradi refuzon te njohe pavaresine e Kosoves qe kur ajo eshte ndare nga Serbia.
Analisti Krenar Gashi thote
shte shume domethenese. Per here te pare Serbia ka shprehur hapur ambicjen per pjese te Kosoves dhe kjo dalengadale po behet politika zyrtare e qeverise se Beogradit.
Kryeministri Thaci ka perseritur deshiren e tij qe Kosova ti bashkohet BE. Nese ai do qe ta realizoje kete piksynim analistet thone se ai duhet tu tregoj vezhguesve europiane se ai ka autoritetin qe te parandaloje copetimin e Kosoves dhe te nderprese dhunen etnike.