Hungari, Orban: BE, politikë kolonizuese

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, lëshoi një sulm të ashpër ndaj Bashkimin Europian, duke akuzuar se unioni po përpiqet të “kolonizojë” vendin.
Duke iu drejtuar një turme të madhe mbështetësish në Budapest, kryeministri konservator theksoi se “vendi nuk ka ndërmend të jetojë në bazë të urdhërave dhe dëshirave që ka Brukseli”.
Orban, i cili me qëndrimet e tij kontradiktore ka ngjallur polemika të mëdha në të shkuarën, vlerësoi se “Hungaria është një komb sovran dhe se Bashkimi Europian duhet të mësojë të respektojnë kufijtë në marrëdhëniet dypalëshe. Ne nuk do të shndërrohemi në një koloni” theksoi ai.
Komenti i kreut të Qeverisë Hungareze erdhi pasi BE vendosi të pezullojë fonde me vlerë prej 475 milionë eurosh, për shkak të mosrespektimit të limitit maksimal të defiçitit buxhetor nga Hungaria. Kjo ishte hera e pare që një masë e tillë ndërmerret ndaj nje vendi antar.