E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto në Shkup:Të bëhen hetime të plota për incidentet

Tirana kërkon zbardhjen e të gjitha incidenteve, përfshirë dhe rrahjen e dhjetëra nxënësve shqiptarë nga grupe të maqedonasve etnik. Deklarata është bërë nga Zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë takimit me homologun e tij maqedonas Nikola Poposki në Shkup.
 

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Kemi kërkuar hetim të plotë të ngjarjeve, kemi kërkuar që institucionet e zbatimit të ligjit të vënë para drejtësisë personat përgjegjës. Kemi kërkuar gjithashtu që të gjithë përfaqësuesit politikë të tregojnë maturi, të tregojnë qetësi dhe mbështetje për institucionet e ligjit për trajtimin e këtyre ngjarjeve”, deklaroi Ministri Haxhinasto.
 

Shefi i diplomacisë shqiptare i pyetur edhe për djegien e flamurit maqedonas në Burrel, ka dënuar jo vetëm këtë akt por edhe atë të djegies së flamurit shqiptar.

“Kam parë edhe incidente në të cilat është djegur flamuri shqiptar. Incidentet e tilla nuk guxojnë të ndodhin, pasi simbolet kombëtare janë të shenjta për çdo komb, për çdo qytetar. Por, ne sot konstatuam se këto incidente nuk i prishin raportet tona të shkëlqyeshme. Do të përsëris edhe njëherë se është shumë me rëndësi që institucionet të veprojnë sipas ligjit”, u shpreh Haxhinasto.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, është pritur edhe nga zyrtarë tjerë të lartë shtetëror ndërsa do të takohet edhe me përfaqëseues të partive politike shqiptare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›