E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, kapet numri 2 i Zetas

Ushtria meksikane lajmëroi se ka arrestuar një prej drejtuesve kryesorë të kartelit të drogës Zetas.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë së këtij vendi.

Quintanilla Soriano, i njohur me nofkën Adal, u arrestua në një shtëpi në Saltillo. Në apartament u gjetën armë dhe një sasi parash.

Zetas është një prej karteleve më të dhunshme në Meksikë e cila akuzohet për qindra vrasje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›