Seria A, humbin Juve, Roma dhe Napoli

Juve eshte mundur 1-2 me Palermon duke kaluar ne vendin e tete me 9 pike, ndersa Palermo mban vendin e peste me 12 pike, vetem nje pike diference nga skuadra e kreut, Lazio.
Po me 13 pike po me golavarazh me te ulet ne vend te dyte eshte Udinese e cila ka mundur Torinon 2-0. Pas humbjes se sotme torinezet kalojne ne vendin e 16-te me pese pike. Vendin e trete ne Serine A po me 13 pike e mban Inter.
Roma ka pesuar humbjen e radhes me Sienen 1-0 pas golit te Frick qe i kalon kryeqytetasit ne vendin e 14-te me shtate pike. Ndersa Siena ngjitet ne vendin e 13-te me tete pike.
Genoa ka fituar me Napolin 3-2 duke shkuar ne vendin e 11-te me 9 pike, ndersa napolitanet mbajne vendin e 6 me 11 pike.
Reggina dhe Katania kane barazuar 1-1 duke marre nga nje pike pas golave te Paolucci dhe Costas. Reggina eshte e parafundit me 2 pike, kurse Katania e 7-ta me 11 pike.
Fiorentina fiton merr nje trepikesh te vlefshem jashte fushe me Chievon pas dy golave te shenuar nga Kuzmanovic dhe Gilardino. Chievo pas ketij takimi gjendet ne vendin e 15-te me pese pike, ndersa Fiore ne vendit e 8 me 10 pike.
Ndeshja me me shume gola e dites se sotme eshte ajo mes Atalantes dhe Sampdorias, ku vendasit kane fituar 4-2 duke shkuar ne vendin e 4-te me 12 pike. Ndersa Sampdoria gjendet ne vendin e 17-te me 4 pike.
Ndeshja e fundit e javes se gjashte te kampionatit italian do te luhet sot ne mbremje mes Cagliarit te vendit te fundit qe nuk ka asnje pike dhe kuqezinjeve te Milanit qe deri tani jane ne vendin e 10-te me 9 pike.