E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungaria dhe Bashkimi Evropian perpiqen te zgjidhin mosmarreveshjet

Rreth 10 mije njerez demonstruan ne kryeqytetin e Hungarise ne mbeshtetje te nje radiostacioni te opozites qe eshte duke u mbyllur nga qeveria mes nje peplasjeje me Bashkimin Evropian. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Stefan Bos na infromon nga Budapesti se protesta pasoi nje marshim pro qeverise me pjesemarrjen e 100 mije njerezve nje dite me pare.

Protestuesit marshuan dje ne Budapest duke mbajtur pllakata ku thuhej Poshte censura. Stacioni opozitar Klubradio do te nderprese transmetimet me nje mars pasi keshilli hungarez i medive i mbushur me aleate te partise Fidesz te Kryeministrit Viktor Orban i hoqi frekuencat ne fund te vitit te kaluar.

Ligji kunderthenes per formimin e keshillit te mediave eshte kritikuar nga faktori nderkombetar dhe Komisioni Evropian iu drejtuar me nje leter javen e kaluar Hungarise pet te shprehur shqetesimet e tij reth lirise se shtypit dhe pluralizmit duke cituar rastin e stasionit Klubradio.

Per te shtuar presionin Komisioni Evropian ka ndermarre masa ligjore kunder Hungarise lidhur me reformat e saj te kontestuara te gjyqesorit bankes qendrore dhe autoritetit te mbrojtjes se te dhenave. Kryeministri hungazer Viktor Orbam do teshkoje te marten ne Bruksel per tu takuar me Presidentin Hose Manuel Barroso per te diskutuar mosmarreveshjen.

Te shtunen rreth 100 mije perkrahes te Kryeministrit Viktor Orban marshuan drejt nderteses se parlamentit per te protestuar ndaj kritikave te Bashkimit Evropian.  Disa nga pjesemarresit mbanin ne duar fotogradi te zotit Orban te tjerte hidhnin parrulla si ne nuk duam te jemi koloni dhe mbanin ne duar flamurin e Hungarise.

Mes demonstruesve ishte nje kengetare qe stononte duke kenduar e cila kishte nje mesazh per komunitetin nderkombetar. Ajo tha Hungaria iu kundervu botes prandaj tani po sulmohet.

Te premten nje dite para manifestimit zoti Orban u zotua te ndryshonte ligjin e kontestuar per te shmangur thellimin e mosmarreveshjeve me Bashkimin Evropian. Qeveria e zotit Orban i ka keruar rreth 26 miliarde dollare ne ndihme financiare Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Nderkombetar megjithese zoti Orban u perpoq ta anashkalonte ceshtjen e kerkeses kur foli para gazetareve.

Por do te doja te thosha qarte se ajo eshte vetem nje mase paraprake. Perndryshe eshte me shume rendesi sic e dini se do te kete akuza me qytetareve evropiane si ne rastin e Greqise se gjermanet mendojne se po financojne dicka dhe prandaj do te thone se ai nuk po ben perpjekjet e duhura per te ndihmuar vetveten. Sic e dini une nuk dua te Hungaria te portretizohet keshtu.

Kryeministri Orban shtoi se huaja ka per qellim forcimin e prezences se Hungarise ne treg pasi disa agjenci te kreditit i dhane asaj vleresimin me te ulet mes shqetesimeve lidhur me situaten politike dhe ekonomike te vendit.

Fondi Monetar Nderkombetar dhe Komisioni Evropian e kane bere te qarte se bisedimet per asistence do te fillonin vetem atehere kur te ndryshojne ligji per Banken Qendrore dhe ligje te tjera.

Krahas edhe shqetesimit te zyrtareve evropiane rreth presionit qe ushtron qeveria hungareze ndaj medias dhe kishave priten debate dhe demonstrata te metejshme ne Hungari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›