E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferraj: Bekim Fehmiu do mbetet një nga ikonat e artit skenik

Ministria e Kulturës ripërmasoi vlerat e artistit shqiptar që ndërroi jetë pasditen e së martës së 15 qershorit në Beograd.
Ministri Ferdinand Xhaferraj u shpreh para mediave se "Bota e artit mësoi me hidhërim lajmin e vdekjes së Bekim Fehmiut, njërit prej aktorëve më të shquar të hapësirës shqipfolëse të të gjitha kohërave. Ai ndërroi jetë dje, në banesën e tij në një lagje të Beogradit, ku jetonte me gruan dhe dy djemtë. Bekim Fehmiu ishte dhe mbetet një nga ikonat e artit skenik e atij kinematografik në ish-Jugosllavi edhe në arenën ndërkombëtare. Ai ka interpretuar përkrah emrave legjendarë të filmit botëror, si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shoë, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, etj."
Spektatori bashkombas ka patur fatin ta njohë artin dhe talentin e këtij aktori të madh që në vitet 60-të, veçanërisht me filmin "Odisea" dhe me filmin "E dashura ime Libera" ku ai interpreton përkrah akrtores së madhe Klaudia Kardinal. Bekim Fehmiu e ka vizituar Shqipërinë së pari në vitin 1972 ku u prit jashtëzakonisht ngrohtë nga komuniteti i artistëve dhe i kinematografisë shqiptare të asaj kohe. I ndjeshëm ndaj cështjes kombëtare ai nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për Shqipërinë. Ai nuk rreshti së përmnduri me krenari për asnjë cast të qënurit Shqiptar, një krenari të cilët e demonstronte vazhdimisht me qëndrimin e tij intelektual dhe artistik në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Tani është i njohur fakti domethënës i vitit 1987, kur në mënyrë demonstrative ai braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin Jugosllav të dramës, duke i dhënë lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›