Vdekja e Bekim Fehmiut, flasin artistët të cilët e kishin njohur
Fenomeni Bekim Fehmiu i cili e bë prezent me largimin nga bota njerëzore duke u jetësuar në personazhet mitike kish lënë dy amanete. Të luante në një film shqiptar veçmas kryeheroin Skanderbegun dhe të thellohej në gjuhën shqipe. Odisea i fisëm e burrëror në fizionominë shqiptare të roleve, tanimë rikthehet në botën e të vdekurve për tu ritakuar me parardhësit por me misionin e kryer. Heroin botëror të rrugëtimit artisti gjakovar Fehmiu e bëri të flasë me gjuhën e mëmës dhe atit me portretin dhe shpirtin e tij fisnik. Mjeshtrat e Aktrimit Sokrati i teatrit kombtar Mirush Kabashi dhe kineasti Pirro Milkani Na rrëfejnë për Uliksin shqiptar se vetëm pas 90-ës kur komunikimi u hap me ish Jugosllavinë ishin mundësitë reale që të amaneti të kryhej.
Kënga e Sirenave prej artisteve sharmante si Irene Papas, apo Tahnee Welch tek "Përgjithmonë Xhulia" e rrethoi ngado në botën e filmit por kurrë nuk harroi bukurinë e Itakës së vet Shqipërisë dhe Kosovës duke e parë i distancuar prej Beogradit e duke ndjekur fatin e personazhit të mbetur në rrugëtim. Ikona e kinemasë Bekim Fehmiu, është Uliksi i kohrave post moderne na flet shqip nga përtej jeta i stolisur me ngjyrat kuq e zi dhe të vërtetën se artistët i paraprijnë historisë së kombit. Ai diti ti tregojë Evropës fytyrën perëndimore të Shqipërisë.