Hungaria kërkon ndihmë financiare nga FMN-ja

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se ka marrë një kërkesë zyrtare nga Hungaria për ndihmë financiare duke theksuar se një kërkesë e ngjashme i është bërë nga Budapesti edhe Komisionit Evropian.
“FMN-ja ka marrë një kërkesë nga autoritetet hungareze për një ndihmë të mundshme financiare. Autoritetet e vendit i kanë dërguar një kërkesë të ngjashme Komisionit Evropian”, theksoi FMN-ja.
Sipas institucionit kryesor financiar në botë, bëhet fjalë për një përpjekje parandaluese nga autoritetet hungareze.