Meksi: Shqipëria, mungesë stabiliteti ekonomik
Sikurse të mos mjaftojë mungesa e stabilitetit politik, Shqipëria për t`u integruar në Bashkimin Europian ka dhe një tjetër pengesë, mungesën e stabilitetit ekonomik. Ermelinda Meksi, e zgjedhur rishtazi si anëtare e këshillit mbikqyrës së BSH, thotë se jemi ende larg një stabiliteti të tillë eknomik.
Gjatë forumit të zhvilluar fillimisht të Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe më pas në Universitetin Mesdhetar, zonja Meksi ka vënë theksin në rënien e remitancave edhe në rritjen e borxhit publik .
“Gjeneratori i burimeve të ekonomisë shqiptare janë remitanca dhe pompimi , ndërkohë që ndodhemi në një moment që këto burime po shterojnë duke kërcënuar rëndë ekonominë tonë”-pohoi Meksi.