Naço: Dogana ka eksperiencë për vjeljen e aksizës

Mbledhja e aksizës në import dhe në prodhim përbën një kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nisur nga ky fakt, administrata doganore propozon ristrukturimin e kompetencave të saj duke bërë të mundur kalimin e vjelies së aksizës nga administrata tatimore tek ajo doganore.
Për ministrin e Ekonomisë Nasip Naço, dogana shqiptare ka eksperiencë mbi liçencimin dhe mbikqyrjen e kontrollit të magazinave doganore ku depozitohen dhe mallrat e aksizës.
Sipas autoriteteve të ekonomisë kjo proçedurë e re do të minimizojë mundësinë për evasion fiskal. Deklaratat u bënë gjatë takimit të Këshillit Konsultativ të Biznesit e konceptuar si tryezë e rrumbullakët me pjesëmarrjen e grupit të interesit.