Barroso: KE, e gatshme të ndihmojë Greqinë për borxhet
Kryeministri i ri i Greqisë Lukas Papademos e ka realizuar vizitën e tij të parë pas marrjes së postit në Bruksel ku është takuar me presidentin e Komisionit Europian, Juse Manuel Barroso.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministri grek, Barroso theksoi se KE mbështet Greqinë dhe është e gatshme ta ndihmojë atë për tejkalimin e krizës së borxheve. Ai ka theksuar se Greqia duhet t`i ndërmarrë të gjitha reformat ekonomike brenda vitit.
Nga ana e tij kryeministri Papademos theksoi se synimi i qeverisë greke është implementimi i reformave ekonomike dhe zbatimi i planit për reduktimin e GDP-së.
Papademos është shprehur optimist në lidhje me uljen e borxhit ndërsa ka shtuar se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me trojkën europiane në mënyrë që Greqia të mund të kapërcejë krizën.
Kryeministri grek Papadimos në vizitën e tij në Bruksel ka informuar liderët europianë mbi përpjekjet që po bën Greqia për të arritur objektivat ekonomikë të vitit 2011, por edhe për elementët krucialë të buxhetit 2012.
Gjithashtu gjatë takimeve pritet të diskutohet edhe për çështjen e garancive që kërkon Eurogrupi nga forcat kryesore politike greke, në lidhje me zbatimin e programit të ri.
Ndërkohë ditën e martë kryeministri grek Papademos do të shkojë në Luksemburg, ku do të takohet me kryeministrin e vendit dhe president i Eurogrupit, Jean Claude Juncker.
Vizitat e Papadimos në dy kryeqytetet europiane realizohen në një rrethanë kritike sa për ekonominë greke, aq edhe atë europiane.