Hetimi për 21 Janarin, PS: Shteti nuk po e zbardh
Në një kohë kur mazhoranca dhe opozita janë duke punuar për marrëveshjet e integrimit komisioni i sigurisë rikthen në diskutim ngjarjet e 21 janarit. Deputetët socialistë kanë debatuar fort me ministrin e brendshëm, Bujar Nishanin, duke fajësuar autoritetet se nuk kanë bërë asgjë për të zbardhur vrasjen e katër protestuesve.
Ndërkaq kreu i ministrisë së brendshme ka shpalosur buxhetin që i akordohet Ministrisë së Brendshme për të cilin tha se për 2012 është rritur me 1.8 përqind ka kapur shifrat prej 17 miliard lekësh. Megjithatë deputetët e opozitës nuk kanë dhënë votën pro këtij projekti duke u shprehur se opozita do të bëjë tre amendime për këtë çështje.
Po ashtu para Komisionit të Sigurisë ka raportuar me dyer të mbyllura për buxhetin kreu i SHISH Bahri Shaqiri. Sipas të dhënave për buxhetin parashikohet që për SHISH, për vitin 2012 të ketë në dispozicion 1.3 miliard lekë ose 250 milion më pak se sa buxheti që kishte për vitin 2011.