E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tornado ne Amerike shkakton disa te vdekur

Stuhi të fuqishme pranvere në Jug të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar vdekjen e 11 personave, ndërkohë që kanë shkatërruar një sërë shtëpish dhe ndërtesash të tjera.

Vetëm në Arkansas dhe Oklahoma janë raportuar 9 të vdekur ku mes tyre 3 janë fëmijë. Në Oklahoma dy persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive ndërkohë që është shkatërruar e vetmja shkollë e komunitetit.

Në qytetin e vogël në Oklahoma tornado shkaktoi vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e të paktën 25 të tjerëve, ndërsa pesë shkolla janë shkatërruar.
ndërkohë që në Misisipi autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 14 qarqet e vendit.
Qendra Kombëtare e Motit tha se të tjera stuhi pritet të godasin së shpejti Kansasin, dhe më pas shtetet Misuri dhe Ilinois.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›