Hungaria, pro aplikimit të Shqipërisë për statusin kandidat në BE
Autori i Lajmit: Red.
Hungaria është radhitur në grupin e vendeve që mbështesin aplikimin e Shqipërisë si vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Fakti është konfirmuar gjatë vizitës që zhvilloi atje ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Takimi me homologen Kinga Goncz shërbeu për të konfirmuar dhe një tjetër angazhim të qeverisë hungareze: të mbështesë procesin e liberalizimit të vizave Shqipëri - BE. Gjithçka u bë e ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp të kryediplomates hungareze me ministrin Basha.
“Ne vlerësojmë shumë rolin e Shqipërisë në proceset stabilizuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke qenë njëkohësisht të bindur që ky është një pozicion shumë delikat. Janë bërë hapa shumë seriozë të Shqipërisë për afrimin e saj me Bashkimin Evropian dhe Hungaria mbështet plotësisht Shqipërinë në aplikimin e saj për statusin e vendit Kandidat në BE. Theksoj edhe një herë mbështetjen e Hungarisë për Shqipërinë në çuarjen përpara të këtyre proceseve. Gjithashtu, do të çojmë përpara nivelin e bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë, pasi Shqipëria demonstron një stabilitet shumë të qartë ekonomik me gjithë krizën globale, botërore”. Hungaria është vendi i parë që ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Një fakt që ministri Basha e përmendi për të falënderuar autoritetet e larta hungareze për mbështetjen. Konferenca për shtyp pasoi një sërë takimesh të rëndësishme ku ministri Basha bëri një ekspoze të reformave që ka ndërmarrë Shqipëria duke u ndalur në veçanti tek reforma ekonomike, elektorale dhe ajo në sistemin e drejtësisë. Dy ministrat shprehën vullnetin e qeverive, për të thelluar dhe më tej bashkëpunimin ekonomik. Ministrja Goncz pohoi se me gjithë krizën aktuale ekonomike ekzistojnë mundësitë që biznesi hungarez të jetë më aktiv në gjetjen e tregjeve të reja, ku Shqipëria, pa dyshim, që ofron mundësi të shumta. Ministri Basha e siguroi homologen e tij mbi angazhimin e palës shqiptare për të mbështetur fuqimisht projektet e biznesit hungarez në Shqipëri. Në këtë funksion, dy ministrant e Jashtëm, përfaqësuesit e dhomave respektive të tregtisë si dhe Agjencia Hungareze për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, i cili do t i japë një nxitje të mëtejshme bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Gjatë qëndrimit të tij në Budapest, ministri Basha pati një takim edhe me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, si dhe zhvilloi një vizitë në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest. Kreu i diplomacisë shqiptare u fokusua në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009