SHBA, sistemi antiraketor mund të rishqyrtohet
Autori i Lajmit: Red.
Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton, thotë se administrata e zotit Obama mund të rishqyrtojë planet amerikane për një sistem mbrojtjeje nga raketat, nëse Irani do t u jepte fund atyre që zyrtarët amerikanë besojnë se janë përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore. Zonja Klinton u takua me ministrin e Jashtëm çek, Karel Shvarzenberg. Qeveria polake dhe ajo çeke kanë rënë dakord që sistemi amerikan antiraketor të ndërtohet në këto shtete. Administrata e presidentit Obama nuk e ka mbështetur plotësisht programin për mbrojtje nga raketat, të cilit administrata e ish-presidentit Bush i dha shumë rëndësi. Ekipi i zotit Obama ka bërë me dije se ka shqetësime mbi anën teknike të programit. Në deklaratën që bëri së bashku me homologun e saj çek, sekretarja Klinton i përsëriti këto shqetësime, ndërsa tha se programi mund të pezullohet nëse Irani u jep fund përpjekjeve për ndërtimin e armëve bërthamore. Zonja Klinton shprehu mirënjohje që Republika Çeke dhe Polonia po punojnë me Shtetet e Bashkuara, siç tha ajo, ”në përpjekje për të bindur apo parandaluar Iranin të pezullojë ndërtimin e armëve bërthamore dhe një projekt raketash me rreze të gjatë veprimi”. Ajo tha se vendimet mbi kohën dhe vendosjen e sistemit antiraketor janë çështje kryesisht teknike dhe shtoi se sjellja e palës iraniane do të luajë rol kryesor mbi të ardhmen e planit amerikan. "Nëse shohim ndryshime nga ana iraniane në lidhje me përpjekjet e tyre për ndërtimin e armëve bërthamore, atëherë ne do të rishqyrtojmë pozitën tonë. Por jemi ende shumë larg këtyre ndryshimeve", - tha ajo. Zonja Klinton përmendi një koment të nënpresidentit Xho Bajden gjatë fjalimit të tij të shtunën në Munih, mbi politikat amerikane, ku ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me planin antiraketor nëse ka prova që kjo teknologji funksionon dhe nuk është tepër e kushtueshme. Zoti Bajden po kështu tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të këshillohen me NATO-n në lidhje me këtë çështje ashtu sikurse me Rusinë, vend i cili e ka kundërshtuar programin amerikan dhe e ka quajtur kërcënues për mbrojtjen e vet strategjike.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009