Mbështetës të Kadimës festuan daljen e rezultateve
Autori i Lajmit: Red.
Zgjedhjet e përgjithshme në Izrael, që mund të kenë një ndikim kyç në procesin aktual në Lindjen e Mesme, kanë përfunduar me deklarata për fitore të të dy konkurrentëve kryesorë.
Biniamin Netanjahu, udhëheqësi i partisë së djathtë Likud, dhe ministrja e Jashtme, Tzipi Livni, që udhëheq partinë Kadima, tani nisin procesin për të bindur partitë e vogla që t u bashkohen në koalicionin qeverisës. Netanjahu thotë se rezultati i zgjedhjeve përbënte fitore për kampin nacionalist, referencë kjo për paraqitjen e mirë të partive të djathta në mbarë vendin. Livni, që ka siguruar një vend më shumë, thotë se është e gatshme të drejtojë vendin, por ajo do ta ketë të vështirë krijimin e një koalicioni. Korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Tim Franks, thotë se epërsia e partisë së Livnit duket se përbën një ndryshim dramatik nga ajo që pritej.
Rezultat i mirë për të djathtët
Zgjedhjet u shpallën kur zonja Livni u përpoq dhe dështoi vitin e kaluar që të formonte koalicionin qeverisës. Deri në ditën e zgjedhjeve, ajo nuk kryesonte në sondazhe. Tani partia e saj centriste duket se ka marrë shumicën e votave. Megjithatë, nuk do të thotë se izraelitët kanë mbështetur fuqishëm besimin e zonjës Livni tek një shtet palestinez, besim që ajo e ka shprehur hapur. Partitë nacionaliste duket se do të kenë shumicën në parlamentin e ri. Ky fakt e ka shtyrë Beniamin Netanjahun, partia e djathtë e të cilit është renditur e dyta, të deklarojë se me ndihmën e Zotit, ai do të jetë Kryeministri i ardhshëm. Presidenti izraelit duhet të presë deri në fillim të javës së ardhshme për të emëruar ose z. Netanjahu, ose znj. Livni për të formuar koalicionin e ri. Pas kësaj me gjasë, negociatat për qeverinë e re do të vazhdojnë për javë të tëra.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009