Olldashi: Plani i jugut përcakton zonat ku nuk mund të ndërtohet
Autori i Lajmit: Red.
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, vuri në dukje të martën se Plani i Zhvillimit të Bregdetit të Jugut përcakton zonat ku nuk mund të ndërtohet. I ftuar në një studio televizive, ministri Olldashi, duke shpjeguar Planin për Zhvillimin e Bregdetit të Jugut, u shpreh se kemi vendosur që në një distancë prej rreth 100 metrash nga bregu i detit të mos bëhen ndërtime, njëkohësisht kemi përcaktuar edhe zona të tjera ku nuk mund të ndërtohet, si psh në parqet arkeologjike, ullishtet dhe në vendet ku pjerrësia është mbi 30 %. Sipas kreut të MPPTT-së, ky Plan i vihet në dispozicion njësive të qeverisjes lokale, siç janë bashkitë dhe komunat, të cilat përcaktojnë mënyrën e zhvillimit. Ndërkohë ministri Olldashi sqaroi edhe pozicionin e Bankës Botërore lidhur me këtë Plan. "Banka Botërore nuk ka bllokuar projektin e zhvillimit të Bregdetit të Jugut, por ka pezulluar një nga komponentët e tij, që ka të bëjë me financimin, ndërsa komponentët e tjerë vazhdojnë zbatimin". "Një ekspertizë e pavarur do të parashtrojë në Bordin e Bankës Botërore, në datë 17 shkurt, faktet të cilat hedhin poshtë edhe pretendimet e Zyrës së Panelit të Inspektimit", tha Olldashi. Duke iu referuar Planit të Zhvillimit të kësaj zone të vitit 2006, ministri Olldashi tha se "ishte një plan klientelist, i cili përcaktonte njolla ndërtimi, ndërsa ajo që donim të bënim ne ishte vendosja e rregullave dhe kritereve ligjore, pasi kjo zonë është me potencial të madh turistik". Përsa i përket ndërtimeve të cilat janë prishur, ministri Olldashi sqaroi se ndërtimet nuk ishin 300 vjeçare, ashtu siç pretendohej nga Zyra e Panelit të Inspektimit. "Ndërtesat ishin të viteve të fundit dhe nuk kishin asnjë lloj dokumentacioni pronësie apo leje ndërtimi dhe fakti që personat përgjegjës nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm nuk i dërguan çështjet as në instancat gjyqësore", deklaroi ministri. Sipas tij, Plani i Zhvillimit të Zonës Bregdetare është kryer në përputhje me kriteret Evropiane të Sjelljes në Zonat Bregdetare dhe ka njohur pjesëmarrjen më të gjerë publike të realizuar ndonjëherë.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009