E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntaler kalon te Real Madrid: Jam krenar

Real Madrid proneson zyrtarisht Klas Jan Huntelar. Holandezi firmosi dje nje kontrate, pasi kaloi me sukses provat mjekesore te klubi i tij. Kampionet spanjolle, te marten ne mbremje, perhapen lajmin se ishte arritur marreveshja me sulmuesin e Ajaksit. Huntelaer do t'i kushtoje Realit 17 milione euro, shume qe pritet te rritet ne 23 milione, sipas kontrates se firmosur dhe qe perfundon ne vitin 2013. Holandezi ishte te merkuren ne Madrid, per t'iu nenshtruar nje testi mjekesor. Megjithese sulmuesi kaloi nje demtim gjate koheve te fundit, pas testit, stafi mjekesor i Madridit konfirmoi se Huntelaer eshte ne forme te shkelqyer. "Dua te falenderoj z. Di Stefano dhe presidentin e klubit. Jam shume krenar qe do te luaj me Real Madridin. Faleminderit te gjitheve," thote ish sulmuesi i Ajaksit, i cili do te jete gati te luaje ne Madrid, nga muaji janar. Huntelar do te mbaje numrin 19, me te cilen beri prezantimin para qindra tifozeve, ne Madrid. Kalderon u shpreh se plani i Real Madridit ishte qe te firmosja e kontrates me Huntelar qe ne sezonin e kaluar, por demtimi qe kaloi lojtari ne fjale, do te jete zevendesuesi me i mire i Run Van Nilsteroit, qe eshte demtuar dhe do te qendroje larg fushe,s afro gjashte muaj. 25-vjecari Huntelaer do te jete i gjashti holandez ne ekipin e Madridit. Te tjeret jane Arjen Roben, Uesli Shnajder, Rafael van der Vart dhe Roiston Drenthe. Madridi eshte fitues i titullit kamion ne dy sezonet e fundit, por nuk shkelqen ne pjesen e pare te ketij sezoni, duke mbetur gjashte pike larg, Barcelones.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›