E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu dhe Gramozi "perplasen" ne Devoll

Skenderbeu dhe Gramozi do te perballen ne fushen e Bilishtit, ne ndeshjen kryesore te javes, per Kategorine e Pare. Dy ekipet qe kryesojne Kategorine e Pare, pretendente per t'u ngjitur ne nje kategori me lart, pritet te zhvillojne nje ndeshjen te madhe derbi, me emocione. Secila pale shpall si objektiv fitoren, ne Devoll. Skenderbeu po kalon aktualisht nje forme me te mire, kryeson Kategorine Superiore, madje eshte prane cerekfinales se Kupes se Shqiperise. Korcaret ne fushe te Bilishtit munden Dinamon kampione ne fuqi, ne mesjave. Nderkohe, Gramozi i Ersekes, me sponsorin e fuqishem, "Taci Oil" eshte aktualisht ne vend te dyte dhe synon te parakaloje Skenderbeun, per te pasur me te sigurt vendin e pare. Nga ndeshjet e tjera te Kategorise se Pare bie ne sy ndeshja Burreli-Luftetari. Edhe gjirokastritet jane rreshtuar per te zene nje nder vendet e para, me qellim qe te ngjiten sezonin e ardhshem ne nje kategori me lart. Pogradeci, eshte denuar nga Komisioni i Disiplines me tre ndeshje, per shkak te problemeve ne javen e fundit.

Kategoria e Pare

Te shtunen (ora 14.00)

Terbuni-Pogradeci (Sh. Balliu)

Dajti-Turbina (R. Sadiku)

Skrapari-Ada (L. Alla)

Bilisht Sport-Sopoti (S. Disha)

Burreli-Luftetari (E. Sino)

Te dielen

Skenderbeu-Gramozi (A.Taullau)

Kastrioti-Naftetari (E. Jorgji)

Laci-Beselidhja (B. Breshani)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›