E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia po ndricohet, do te ndertohen edhe 12 fusha

FSHF-ja kaloi per zbatim edhe projektin qe paraqiti pak kohe me pare Mishel Platini

Stadiumet shqiptare do te behen me drita, ne nje kohe kur kriza energjetike perben nje nder problemet me te medha, me te cilen eshte ndeshur vendi yne gjate viteve te fundit. Sidoqofte, stadiumet me te medha ne vend, ne sezonin e ardhshem futbollistik, do te jene te pajisura me nga nje sistem ndricimi, qe do te bej te mundur te luhen ndeshjet e kampionatit, edhe ne oret e vona. Keshtu, pervec Tiranes dhe Shkodres, tani edhe pese stadiume te tjera, i Vlores, Fierit, Kavajes, Durresit dhe Elbasanit, do te ndricohen me prozhektore. Vendimi eshte marre dhe eshte publikuar dje, pas mbledhjes se Komitetit Ekzekutiv, ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Pritet qe shume shpejt, ekipet e qyteteve ne fjale, Teuta, Elbasani, Flamurtari, Besa dhe Apolonia, t'i luajne ndeshjet e tyre, edhe gjate mbremjeve. Kete privilegj e kane pasur deri tani vetem dy stadiume, te vendin tone. Stadiumi kombetar "Qemal Stafa", dhe stadiumi i Shkodres, "Loro Borici". Ekipi yne kombetar, vetem ne keto dy stadiume ka te drejten qe te zhvilloje ndeshje nderkombetare. Por me vendimin e fundit, edhe pese qytete te cilat mbajne ekipet e Kategorise Superiore, ato qe u perkasin qyteteve me te medha te vendit, do te kene stadiume me drita dhe jane duke i plotesuar disa nga kushtet e duhura qe kerkon FIFA, per ndeshje te nivelit nderkombetar. Gjithashtu, gjate mbledhjes se djeshme Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se miratoi edhe instalimin e barit artificial ne 12 fusha futbolli, bazuar ne projektin me te fundit te UEFA-s, "Hat-trick 2". Me kete projekt, te cilin e prezantoi vete kreu i qeverise se futbollit evropian, Mishle Platini, dhe qe do te financohet nga fondet e UEFA-s, ekipet tona do te mund te kene kushte me te mira per stervitje ne vitet ne vijim, duke i dhene disi hov zhvillimit te infrastruktures sportive, e cila ne vitet e fundit nuk ka ecur me rimtin e vendeve rajonale. Shqiperia, aktualisht eshte nje nder vendet me infrastrukturen me te pazhvilluar. "Green Field" quhet firma qe do te mundesoje zbatimin e projektit te shtrimit te fushave. A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›