E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelaar do ta braktisë Milanin

Klaas-Jan Huntelaar është i gatshëm të largohet nga Milan. Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, sulmuesi holandez është i pakënaqur me paraqitjet e rralla për Rossonerët dhe thuhet se planifikon të braktisë gjigantin milanez në fund të këtij sezoni.

Menaxheri i tij kishte pranuar javën e kaluar se Huntelaar mund të transferohet në Angli, ku spekulohet se kërkohet nga Arsenal dhe Manchester United. Ai erdhi në Milan në fillim të këtij sezoni nga Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›